Koncesioni, 5 euro per te kaluar ne Rrugen e Kombit
Drejtuesit e automjeteve që do të përshkojnë rrugën e kombit do të paguajnë një tarifë prej 5 euro.
Ky është aks është i parë në vend që do të jepet me koncesion mirëmbajtje dhe do të jetë kundrejt pagesës për ata që posedojnë një automjet dhe këtë shfrytëzojnë këtë segment.Komisioni i vlerësimit të oferave në ministrinë e transporteve ka shpallur fituesin e koncesionit 30 vjeçar, bashkimin e kompanive kryesuar nga shoqëria turke “Vendeka Bilgi”.
Pagesat do të nisin pas më shumë se 6 muajsh, pas marrjes në dorëzim të shoqërisë turke dhe nisjes së investimeve.Burimet e Ministrisë së Transporteve sqarojnë se do të bëhet një kategorizimi të pagesave në këtë aks. Banorët e zonave më të afërta në këtë rrugë, do të përjashtohen nga pagesat; ndërsa për automjetet do të ketë kategorizim të tarifës sipas llojit veturë dhe kamion.
Në komisionin e vlerësimit të ofertave janë shqyrtuar 3 oferta, shoqëria turke Vendeka Bilgi, bashkimi tjetër I kompanive “Catalist and Salillari” që dolën në vend të dytë dhe kompania “Lauman Biba”, e cilat nuk paraqiti asnjë dokument dhe komisioni nuk e mori në shqyrtim.Kompania fituese ka paraqitur ofertën për subvencion në shumën 5,600,000 Euro, dhe investim fillestar për mirëmbajtje në shumën mbi 50 milionë Euro.